21:41 / E Hënë, 02 Prill 2018 / indeksADMonline

Zogaj për turqit e deportuar: Krerët e shtetit nuk e dinë se çfarë ka ndodhur

Analisti politik, Petrit Zogaj ka thënë që presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka një “tërbim” kohëve të fundit dhe po krijon probleme, njofton Klan Kosova.

“Nuk është çudi që ky president i një shteti të fuqishëm nuk po e ka fare problem që të krijojë kësolloj konfliktesh globale”.

“Në Kosovë e ka më së lehti pasi ne kemi një shtet me institucione të papërgjegjshme dhe jemi të hendikepuar pasi jemi shtet i vogël dhe me përvojë shumë të vogël”.

Zogaj në Klan Kosova, ka thënë që “histerinë institucionale” po e krijojnë tri krerët e shtetit.

“Kemi një raport mashtrues me demokracinë. Haradinaj, Thaçi dhe Veseli nuk e kanë të qartë se çfarë ka ndodhur dhe si janë marrë këta persona”, ka thënë Zogaj duke iu referuar aksionit policor për deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova.

“Kryeministri ka kërkuar një raport të detajuar dhe ne nuk e dimë se si ka ndodhur e tërë ngjarja në detaje”.

Temat: