22:27 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Zoran Zaev në Kosovë, e mirëpresin familjarët e rastit “Kumanova”

Këshilli i Familjareve të rastit të Kumanovës  me rastin e vizites se kryeministrit te Maqedonisë në Kosovë, Zoran Zaev,  do të mirëpresin duke shpresuar kështu  që ky takim ndërmjet dy liderve kryesor të këtyre dy shteteve,  të jetë frytdhënës në ndërtimin e marrdhënieve të mirëfillta fqinjësore, në permiresimin e marredhënieve midis dy popujve,  duke shpresuar qe keto marrëdhenie të qojnë edhe deri tek zbardhja e rasteve të montuara kundër shqiptarëve autokton në tokat e tyre.

“Tashmë botërishte dihet që këta djem të njohur në Kosovë për ideale të larta kombëtare, janë keqperdorur nga politika, duke u ftuar kinse për t’u dal në ndihmë bashkëkombasve të tyre, e më pas dihet si rrodhën ngjarjet dramatike e tragjike, që shkaktuan pasoja të mëdha për të gjithë ne, qe u prekëm nga kjo histori.

Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për fatin e bijve tanë dhe  shpresa jonë mbeshtetet në qeverinë e re të Kosoves, faktorin ndërkombetar, si dhe ne frymen e re te politikes se tanishme ne Maqedoni. Shpresojme qe te gjithe keta bashke, do te nxjerrin ne drite gjithe kete mister qe  e rrethon krejt kete ngjarje permes nje rigjykimi te ri”, thuhet në njoftim./Indeksonline/