75 Mall Live Search
12:55 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Zv/ministri-deputetëve: Jeni të lodhtë!

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj, ka zgjedhur t’i sulmojë deputetët e Kuvendit të Kosovës për pamundësinë që ta përfundojnë çështjen e Demarkacionit. Madje i ka quajtur edhe të lodhtë.

“Kuvendi i lodhtë !me deputet vetëm numra, pa identitet, pa merita dhe te cilët nuk po dine as te votojnë dhe as te numërojne”, ka shkruar ai.

Sipas tij, nëse nuk votohet demarkacioni, Kuvendi i Kosovës, mbase do duhej të shpërndahet dhe të shpallen zgjedhjet e reja parlamentare.

Aktualisht seanca e sotme është në pauzë. Po ashtu, raportohet se Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka filluar të mbajë një takim me deputetët e Listës Srpska.

Në këtë takim do të diskutohet për mundësinë e pjesëmarrjes së deputetëve të Listës në seancën e jashtëzakonshme për Demarkacionin si dhe votimin.