20:39 / E Shtunë, 07 Tetor 2017 / indeksADMonline

Zvicra dërmon Hungarinë, shënon edhe Xhaka

Zvicra e ka shkatërruar Hungarinë, duke e mposhtur 5:2, në një ndeshje ku Xhaka shënoi gol ndërsa Shaqiri asistoi për një tjetër.

Zvicra ka vazhduar me formën e mirë në kualifikimet për Botërorin e Rusisë. Në ndeshjen e parafundit të Grupit B, Zvicra e mposhti në shtëpi 5:2 Hungarinë, shkruan Gazeta Express.

Në këtë ndeshje shkëlqyen dy shqiptarët, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Mesfushori i Arsenalit hapi serinë e golave në minutën e 18’të, ndërsa Shaqiri asistoi te goli i tretë që e shënoi Steven Zuber në minutën e 39’të, i cili gjithashtu shënoi edhe në atë të 49’të, kurse golin e dytë e realizoi Fabian Frei (20’).

Ndërsa për 5:1 realizoi Stephan Lichtsteiner në minutën e 85’të, për mysafirët shënuan Richard Guzmics (58′) dhe Ugrai (89′).

Pas kësaj fitore, Zvicra ka shkuar në kuotën e 27 pikëve, tri më shumë se Portugalia dhe për t’i ikur “Play-off”it dhe për t’u kualifikuar direkt në Botëror, duhet të marrë të paktën një barazim në udhëtim pikërisht kundër portugezëve të martën. /Express