10:51 / E Premte, 09 Qershor 2023 / B O

Zvicra e fton Bislimin, kosovarin që e refuzoi fanelën e “Dardanëve”

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin ka bërë disa ndryshime në listën e të ftuarve për ndeshjet e qershorit.

Në këtë ndryshim ka përfituar Uran Bislimi, futbollisti që muaj më parë refuzoi fanelën e Kosovës.

Bislimi do të zëvëndësoj Embolon që ka pësuar lëndim në stërvitje.

Bislimi është 23 vjeçar ndërsa luan te Lugano në Zvicër./Indeksonline/