11:10 / E Premte, 19 Mars 2021 / Blerim

Zvicra publikon listën e lojtarëve me tre shqiptarë

Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjet e muajit mars.

Trajneri Vladimir Petkovic ka zbuluar ekipin pjesëmarrës për ndeshjet, ndaj Bullgarisë, Lituanisë dhe Finlandës, shkruan IndeksOnline

Në këtë listë janë tre emra shqiptarë: Granit Xhaka, Admir Mehmedi dhe Xherdan Shaqiri.

Ndeshjet e Zvicrës fillojnë nga data 25 mars, ndaj Bullgarisë – për të vazhduar më pas më 28 mars, ndaj Lituanisë dhe më 31 mars, ndaj Finlandës./IndeksOnline/