22:02 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Zyra e kryeministrit Hoti fokusohet tek “Barazia gjinore”, ndan gati 10 mijë euro për video-spote

Zyra e kryeministrit të vendit, ka bërë njoftimin për tenderin e radhës.

Këtë herë, shefi i qeverisë është fokusuar tek barazia gjinore ku edhe është treguar i vëmendshëm tek projekti i radhës, shkruan IndeksOnline.

Për kontratën “Krijimi i video-spoteve për Agjencionin për Barazi Gjinore”, janë ndarë gati 10 mijë euro.

Në njoftimin e publikuar nga prokurimi ditë më parë, bëhet e ditur se për tenderin në fjalë më saktësisht janë ndarë 9 mijë e 900 euro.

Tutje, bëhet me dije se afati i fundit për pranim të tenderëve është data 3 korrik, ku edhe do të bëhet hapja e aplikacioneve./IndeksOnline/