16:06 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Zyrtare: Alaves shkarkon De Biasin

Skuadra e Deportivo Alaves ka shkarkuar nga detyra trajnerin italian, Gianni De Biasi, transmeton IndeksOnline.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit nga Spanja, të cilët thonë se italianin e shkarkuan për shkak të rezultateve të dobëta.

De Biasi i cili u bë i njohur me kualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Europian, iu bashkua Alavesit më 22 shtator 2017.

Për momentin, skuadrën në duar do ta merr asistent trajneri Javier Cabello./IndeksOnline/