19:52 / E Mërkurë, 23 Maj 2018

Zyrtare: Ancelotti trajner i Napolit (Foto)

Carlo Ancelotti është trajneri më i ri i Napolit.

Tekniku italian dhe ish-trajneri i shumë skuadrave të njohura, si; Milan, PSG, Chelsea dhe Real Madrid ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me klubin e Napolit.

Carlo ka zëvendësuar të larguarin Maruizio Sarri, shkruan IndeksOnline.

58-vjeçari gjatë karrierës së tij ka fituar shumë tituj, por më të rëndësishmit ishin: Serie A me Milanin në sezonin 2003, Liga e Kampionëve me Milanin në dy sezonet 2002-03 dhe 2006-07, Premierliga me Chelsean në sezonin 2009-10, Bundesliga me Bayernin në sezonin 2016-17 dhe Liga e Kampionëve me Real Madridin në sezonin 2013/14.

Ancelotti tifozëve blu i ka premtuar titullin kampion për sezonin e ri. Po ashtu, italiani i ka kërkuar presidentit De Laurentis disa transferime./IndeksOnline/

Mos i humb