20:52 / E Enjte, 08 Qershor 2023 / Gj. Sh

Zyrtare: Andi Zeqiri largohet nga Baseli, do të luaj në Premierligë

Andi Zeqiri nuk do të jetë pjesë e Baselit për sezonin e ardhshëm.

Klubi zviceran ka bërë të ditur se nuk do të ushtrojë opsionin e blerjes për sulmuesin kosovar, shkruan IndeksOnline.

23-vjeçari vitin e ardhshëm do të luaj në Premier Ligën angleze, pasi do të rikthehet te skuadra e Brightonit, nga ku ishte i huazuar te Baseli gjatë sezonit të fundit.

Zeqiri bëri 50 paraqitje zyrtare me klubin zviceran në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar 18 gola dhe ka bërë edhe 2 asistie./IndeksOnline/