16:48 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Arbëria njofton transferimin e Rusit!

Tashmë dhe zyrtarisht, Gëzim Rusi është pjesë e klubit simpatik që këtë vit promovohet në Superligën e Kosovës, FC Arbëria.

Siç edhe raportoi gjatë ditës “IndeskOnline”, Rusi ka firmosur kontratë me klubin e Arbërisë, shkruan IndeksOnline.

Lajmin për transferimin e Rusit e ka bërë të ditur edhe klubi i Arbërisë përmes një postimi në profilin e tyre në “Facebook”.

Postimi i plotë nga klubi i Arberisë:

“Mirësevjen në familjen e madhe të KF Arbëria – Gëzim Rusi. Një lojtar profesional me një karrierë të bujshme në futbollin Kosovar, njëherit finalist i kupes me Trepçën89, i njohur si Rusi, nga stinori i ri do ta bart ndresen e kuqe të KF Arbëria.Rusi së fundmi ishte pjesë e skuadres Trepça89 dhe tani do vazhdojë me skuadren tonë në rolin e mesfushorit të krahut!Presidenti i Kf Arbëria Z.Jahir Krasniqi, së bashku me Kryesinë e KF Arbëria i dëshirojn shëndet dhe suksese duke u shprehur optimist se së bashku do ti dhurojnë më të miren klubit”.

Kujtojmë se Rusi sezonin e kaluar ishte pjesë e klubit të Trepçës ’89, ku pati një sezon fantastik./IndeksOnline/