23:03 / E Premte, 03 Gusht 2018 / indeksADMonline

ZYRTARE: Arturo Vidal i Barcelonës

Barcelona sapo e ka bërë zyrtare blerjen e Arturo Vidal. Faqja e skuadrës katalonase shkruan se Barca ka arritur marrëveshje me Bayern Munchenin për blerjen e mesfushorit kilian.

Vidal ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me kampionët e La Ligas.

Skuadra njofton se testet mjekësore do të bëhen në ditët e ardhshme. Poashtu,Barcelona thotë se do t’i mbajë të informuar tifozët për agjenden e prezantimit të këtij transferi./Indeksonline/