11:43 / E Diele, 31 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Zyrtare: Atletico lirohet nga dënimi, prezanton super transferimin (Foto)

Skuadra e Atletico Madrid është liruar nga dënimi i FIFA-së. Klubi spanjoll menjëherë ka zyrtarizuar blerjen e verës, Vitolo, transmeton IndeksOnline.

28-vjeçari u transferua në Atletico gjatë verës, por për fat të keq nuk kishte drejtë loje.

Ai sot u prezantua te klubi i Diego Simeones, dhe do të ketë të drejtë të luaj menjëherë në ndeshjen e radhës.

“Jam i lumtur që jam pjesë e një super skuadre si Atletico. Një nga klubet më të mëdha në botë”, ka thënë Vitolo.

Përveç ish-lojtarit të Sevillas, Atletico pritet ta zyrtarizoj edhe kthimin e Diego Costas./IndeksOnline/