14:58 / E Enjte, 24 Maj 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Atletico Madrid bën super-transferim (FOTO)

Atletico Madrid ka përfunduar transferimin për mesfushorin Villarreal, Rodri në një marrëveshje pesëvjeçare.

Fituesit e Europa League kanë konfirmuan nënshkrimin e 21-vjeçarit të enjten pas spekulimeve të zgjatura, shkruan indeksonline.

Rodri zyrtarisht do të bashkohet me ekipin e Diego Simeone më 1 korrik, pasi ka bërë 47 paraqitje për Villarreal në sezonin 2017-18.

Ai gjithashtu bëri debutimin e tij me Spanjën, duke shënuar në barazimin 1-1 kundër Gjermanisë në mars.

Ish talenti i të rinjve të Atleticos luan si mesfushor mbrojtës dhe fitoi kampionatin evropian për U19 me Spanjën në vitin 2015. /IndeksOnline/