12:01 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Atletico Madrid transferon lojtarin e Portugalisë (Foto)

Skuadra e Atletico Madrid ka bërë super transferim gjatë këtij afati kalimtar.

Klubi spanjoll sapo ka konfirmuar publikun se ka arritur marrëveshje me Gelson Martins, shkruan IndeksOnline.

Martins i cili ishte si agjent i lirë, ka nënshkruar kontratë gjashtë-vjeçare me gjigantin nga Madridi.

23-vjeçari u largua nga Sportingu, pas problemeve që kishte me klubin portugez.

Ai për tri sezone zhvilloi afro 100 paraqitje dhe shënoi 22 gola./IndeksOnline/