12:01 / E Diele, 11 Mars 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Barcelona arrin marrëveshje me yllin brazilian (Foto)

Skuadra e Barcelonës ka arritur marrëveshje me ekipin Gremio për futbollistin, Arthur Henrique Ramos.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit nga Katalunia, transmeton IndeksOnline.

Arthur ka zhvilluar afro 60 paraqitje me klubin brazilian dhe ka shënuar 4 gola.

Ai ka rolin e mesfushorit, dhe është vetëm 21-vjeçar.

Barcelona për brazilianin do të paguaj shumë pren 30 milionë euro plus 9 milionë bonuse.

Lojtari do t’iu bashkohet futbollistëve të Barçës në muajin korrik./IndeksOnline/