14:40 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

Puyol: Duhet ta lëmë Arthurin të rritet dhe jo ta krahasojmë me Xavin

Ish kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, ka folur rreth ‘El Clasicos’ në një intërvistë dhënë Sportium, duke cekur se ai sheh favorit Barcelonen dhe parashikon një fitore 2-0 ndaj Real Madridit.

Ish-mbrojtësi beson se “Barça duhet të bëjë futbollin e tyre, të ketë topin dhe të përpiqet të përfitojë nga shanset që ata kanë për të shënuar”.

Sa i përket mungesës së Messit, Puyol thotë: “Lojtari më i mirë në botë është gjithmonë shumë i rëndësishëm në ekip. Rreth ju keni lojtarë të mëdhenj të cilët gjithashtu mund të bëjnë ndryshime, por kur të keni më të mirin është logjike që të vareni nga ai” .

Puyol gjithashtu ka komentuar prurjen e re, talentin Arthur Melo: “Për të krahasuar cdo lojtar me Xavin janë fjalë të mëdha. Nuk bën ta bëjmë këtë gjë sepse është presion mbi Arthurin. Ai duhet të bëjë futbollin e tij. Nëse ai është në Barcelonë është se ka karakteristikat për të luajtur në Barcelonë… ai po e dëshmon këtë. Duhet ta lëmë të rritet, të bëjë futbollin e tij dhe të mos krahasohet me Xavi “, deklaroi Puyol. /IndeksOnline/

Temat: