09:47 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Bashkimi nuk ka të ndalur, përforcohet me Michael Martin

Michael Martin ka arritur marrëveshje të transferohet te Bashkimi.

25-vjeçari, 183 cm i gjatë, luan në pozitën e fundorit dhe është një përforcim më se i duhur për kampionin aktual të Kosovës.

Në sezonin e fundit, Martin ka luajtur në Danimarkë te skuadra e Wolfpack, transmeton IndeksOnline.

Në Wolfpack, ai kishte një mesatare pikësh prej 9.1, gjithashtu edhe 3 asistime, 2 vjedhje topash dhe 3.3 kërcime për ndeshje./IndeksOnline/

Image may contain: 1 person, beard