17:19 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / OSH

Zyrtare: Boiken Abazi kandidat i LVV-së për deputetë në Shqipëri

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Shqipëri, ka zyrtarizuar kandidaturën e parë për zgjedhje e 25 prillit.

Boiken Abazi do të kandidoj për deputetë nga radhët e LVV-së, transmeton Indeksonline.

LVV-Qendra në Shqipëri ka dorëzohar 3765 nënshkrime për mbështetjen e kandidaturës së Boiken Abazit.

Ai do të kandidoj në Qarkun e Tiranës. Përveç, Boiken Abazit, LVV pritet të ketë kandidatë edhe në dy kandidatë.

Indeksonline disa ditë më parë raportoi se partia e Kurtit do të garoj edhe në qarkun e Lezhës me Iliaz Shehun dhe në qarkun e Gjirokastrës me Kreshnik Merxhanin./Indeksonline/