75 Mall Live Search
12:14 / E Diele, 10 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Zyrtare: Bosz përshëndetet nga Dortmundi, ky është trajneri i ri (Foto)

Skuadra e Borussia Dortmund ka shkarkuar nga detyra trajnerin, Peter Bosz dhe zyrtarizuar trajnerin e ri.

Lajmin e ka konfirmuar klubi përmes konferencës për shtyp, ndërsa tani skuadrën do ta udhëheq trajneri i njohur, Peter Stoger, transmeton IndeksOnline.

Stoger ka vetëm tetë ditë që prej largimit të tij nga Kolni, dhe tani do ta zë vendin e Peter Bosz.

Kujtojmë se 51-vjeçari ka qenë trajner edhe te skuadrat si: Austria Wien, First Vienna, Grazer dhe Koln./IndeksOnline/