19:21 / E Shtunë, 16 Janar 2021 / Blerim

Zyrtare: Dajaku bëhet me skuadër të re

Futbollisti kosovar Leon Dajaku ka gjetur klub të ri.

I riu ka firmosur kontratë gjysmë-sezoni me skuadrën e Union Berlinit, shkruan IndeksOnline.

Dajaku nga Bayern Munchen do të huazohet te klubi i Bundesligas, e cila do ta ketë të drejtën e blerjes së kartonit të plotë në fund të këtij sezoni.

Këtë vit Dajaku ka luajtur 14 ndeshje, ka shënuar 3 herë dhe ka bërë një asistim./IndeksOnline/