15:23 / E Premte, 19 Qershor 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Dortmund ia zgjatë kontratën yllit të skuadrës

Skuadra e Dortmund përmes rrjeteve sociale ka lajmëruar që ia ka zgjatur kontratën portierit, Roman Burki.

Portieri pritet të jetë gardiani i ‘verdhë e zinjve’ deri në vitin 2023, transmeton Indeksonline.

Edhe pse jo në formën më të mirë, Burki vazhdon të jetë mjaft i rëndësishëm për klubin gjerman.

Burki është pjesë e Dortmund që nga viti 2015. Ai është paraqitur 154 herë për gjigantin gjerman./Indeksonline/