14:51 / E Mërkurë, 23 Maj 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Emery bën transferimin e parë te Arsenali (FOTO)

Arsenali gjatë ditës së sotme ka zyrtarizuar në stol për sezonin e ardhshëm trajnerin Unai Emery.

Ish-trajneri i Sevillës dhe PSG-së që në ditën e parë ka bërë transferim duke e nisur me “këmbë të mbarë” aventurën e tij te londinezët.

Arsenal ka nënshkruar me portierin 16-vjeçar nga Estonia, Karl Jakob Hein si transfer i lirë dhe fillimisht do të bashkohet me skuadrën e të rinjve.

I riu do të monitorohet nga Emery i cili ka rënë dakord të bëhet menaxher i ri i Arsenalit. /IndeksOnline/

 

Temat: