16:56 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Federata e Futbollit të Turqisë vjen me njoftim, se Vedat Muriqi i shpëton ndëshkimit

Futbollisti i Fenerbahçes ishte akuzuar se në ndeshjen e tij të fundit mori dy kartonë të verdhë me qëllim.

Por, “TFF” doli me deklaratë se rasti i kosovarit nuk theu asnjë masë disiplinore.

Andaj futbollisti kosovar do të jetë i gatshëm që në këtë vikend të luaj në ndeshjen kundër Basaksehir.

Po ashtu sipas raportimeve të fundit Tottenham është duke përgaditur ofertën e dytë për futbollistin kosovar./Indeksonline/.