09:07 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Ferizaji bën goditjen e radhës, transferon sulmuesin e njohur (Foto)

Sulmuesi i njohur drenicak, Genc Hamiti ka arritur marrëveshje me klubit e Ferizajt.

Hamiti tashmë e ka zhvilluar edhe ndeshjen e parë me klubi nga Ferizaji, shkruan IndeksOnline.

Në debutim për Ferizajn, Hamiti shënoi dy gola në miqësoren e zhvilluar dje ndaj Vllaznisë së Pozhoranit.

Ferizaji deri më tani ka transferuar lojtarët si Florim Berbatovci, Fuad Karabegu dhe Granit Jashari.

Përmes faqes zyrare në Facebook, Ferizaji ka konfirmuar se do të ketë përforcime të reja në ditët e ardhshme.

Saktësisht, Ferizaji do t’i prezantojë së shpejti një portier nga Maqedonia si dhe dy futbollistë nga Shqipëria./IndeksOnline/