11:58 / E Premte, 02 Mars 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: FFK prezanton trajnerin e Përfaqësueses (Foto)

Përfaqësuesja e Kosovës tashmë edhe zyrtarisht është me trajner, shkruan indeksonline.

Kryetari i FFK-së në një konferencë për media ka prezantuar pasardhësin e Albert Bunjakit.

Zvicerani, Bernard Challandes do të drejtoj Përfaqësuesen A në katër vitet e ardhshme.

“Faleminderit për besimin që ma keni dhënë. E njoh dëshirën dhe zjarrin e popullit të Kosovës për futbollin. Për mua është një sfidë e madhe. Kosova është i ri dhe ekipi është edhe më i ri. Duhet ta krijojmë një familje të re ekipore. Ajo që është më e rëndësishmja Kosova duhet të jetë më e bashkuar”, ka thënë Challandes.

“Duhet të krijohet një ekip i madh, ka shqiptarë kosovarë që luajnë jashtë shtetit dhe është detyrë që t’i ftojmë. Vetëm me një zgjidhje të mirë individuale do të arrijmë një ekip që duam. Sot nuk do të flas për kualifikimet, por vetëm krijimin e një ekip të mirë”, ka shtuar ai.

“Po e bëjmë këtë do të kemi mundësi të kualifikohemi”, ka thënë veç të tjerash ai.

66 vjeçari ka drejtuar skuadrat si Zurich, Sion, Xamax, Young Boys si dhe Kombëtarën e Armenisë. /IndeksOnline/

Temat: