16:09 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Futbollisti më i mirë në Kosovë, largohet nga Trepça ’89 (Foto)

Futbollisti i vitit 2017 në Kosovë, Florent Hasani është larguar nga Trepça ’89.

Hasani është larguar nga klubi mitrovicas dhe ka nënshkruar marrëveshje me skuadrën nga Hungaria, Diosgyori V.T.K, transmeton IndeksOnline.

Lajmin për largimin e Hasanit e ka konfirmuar edhe klubi përmes rrjeteve sociale.

“Trepça ’89 njofton simpatizantit dhe miqtë e klubit se lojtari kyç i klubit tonë Florent Hasani tani e tutje nuk do të jetë pjesë e skuadrës sonë.”, shkruhet në një pjesë të shkrimit nga ish-kampioni i Superligës.

Hasani për vitin 2017 u votua nga gazetarët dhe trajnerët si futbollisti më i mirë i Superligës./IndeksOnline/\

Temat: