Zyrtare: Gerrard trajner i Rangers
Steven Gerrard edhe zyrtarisht është trajner i Gllasgow Rangers.
Klubi skocez nëpërmjet një njoftimi për shtyp konfirmoi arritjen e marrëveshjes 4-vjeçare me ish-futbollistin e Liverpoolit, që do ta nisë detyrën e re në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri futbollstik.
“Jam i nderuar që do të marr drejtimin e Rangers. Kam respekt maksimal për këtë klub, për historinë dhe traditën e tij. Po pres me padurim të nis këtë rrugëtim të ri me Rangers për të vijuar me sukseset që ka arritut ky klub.”
Detajet e kontratës dhe emrat që do të përbëjnë stafin e Gerrard do të mësohen ditët në vijim. /IndeksOnline/
The former @LFC and @England captain will join the club this summer on a four-year deal.
Full story: https://t.co/Bb3VhalvZF pic.twitter.com/SaVwbeQchR
— Rangers Football Club (@RangersFC) May 4, 2018