19:03 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Gjilani përforcohet me dy futbollistë të huaj

Gjilani ka arritur të përforcohet mjaft mirë para fillimit të sezonit të ri, duke transferuar dy lojtarë të huaj.

Bëhet fjalë për Trevin Caesar dhe Mauricio Jose Marinho, të cilët sot kanë finalizuar marrëveshjen për ardhjen te Gjilani.

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing and indoor

Caesar ka një karrierë të gjatë si futbollist, teksa edhe përfaqëson Kombëtaren e Trinidad & Tobakos në nivel internacional.

Në Kombëtaren në fjalë, Caesar ka rreth 20 paraqitje dhe 3 gola të shënuar. Së fundmi, ai ka luajtur në skuadrën e Svay Rieng.

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing, beard and indoor

Ndërkohë, Marinho vie nga kampionati brazilian. Ai luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe karrierën e tij e nisi në atdhe.

Konkretisht, te Gjilani ai vjen nga skuadra e Esporte Clube Democrata./IndeksOnline/

Temat: