13:52 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Gjilani prezanton trajnerin e ri (Foto)

Klubi i Gjilanit është bërë me trajner të ri.

Skuadrën nga Superliga e Kosovës do ta menaxhoj trajneri i njohur, Sadat Pajaziti, shkruan IndeksOnline.

Pajaziti ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me klubin gjilanas.

Trajneri i njohur kosovar së fundmi ishte pjesë e Drenicës.

Klubi po ashtu është bërë gati që të sjellë disa yje, përfshi edhe ish-lojtar të Gjilanit./IndeksOnline/