Zyrtare: Hansi Flick vazhdon me Barcelonën
Barcelona ka konfirmuar rinovimin e kontratës me trajnerin gjerman Hansi Flick, i cili ka firmosur marrëveshje të re që e mban në klub deri në verën e vitit 2028.
Ky vendim vjen pas një sezoni shumë pozitiv për katalanasit, ku Flick arriti ta rikthente Barcelonën në majën e futbollit spanjoll duke fituar titullin e La Ligas, shkruan Indeksonline
Nën drejtimin e tij, Barcelona tregoi stabilitet, futboll ofensiv dhe riktheu mentalitetin fitues në “Camp Nou”, duke bindur drejtuesit e klubit t’i besojnë projektit afatgjatë të trajnerit gjerman./Indeksonline/
Our future has a name. pic.twitter.com/Ws42vj13P2
— FC Barcelona (@FCBarcelona) May 18, 2026

