19:13 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Ibrahimoviç largohet nga Manchester United (Foto)

Futbollisti suedez, Zlatan Ibrahimoviç është larguar nga skuadra e Manchester Unitedit.

Lajmin e ka konfirmuar klubi anglez përmes rrjeteve sociale, shkruan IndeksOnline.

“Manchester United konfirmon se ka rënë dakord për përfundimin e kontratës me Zlatan Ibrahimoviç me efekt të menjëhershëm. Klubi i dëshiron fat dhe suksese në të ardhmen”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Ish-sulmuesi i shumë skuadrave si; Ajax, Malmo, Milan, Inter, Juventus, Barcelona dhe Paris Saint Germain ka shkruar një mesazh lamtumirës në rrjetet sociale.

“Gjërat e madha duhet të përfundojnë dhe është koha për të lëvizur pas dy sezoneve fantastike me Manchester Unitedin. Faleminderit klubit, tifozët, trajnerit, stafit dhe të gjithë ata që ndanë me mua këtë pjesë të historisë”, ka shkuar Ibra.

Sipas mediave sulmuesi 36-vjeçar ka arritur marrëveshje me skuadrën amerikane, La Galaxy dhe do të prezantohet të premten.

Ibrahimoviç në dy sezonet me “Djajtë e Kuq” zhvilloi afro 33 paraqitje dhe shënoi 17 gola./IndeksOnline/