21:31 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Jep dorëheqje ministrja Albena Reshitaj

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka dhënë dorëheqje. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Ramush Haradinaj.

“Sapo kam pranuar dorëheqjen e Ministres së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj. Në letrën e saj, Ministrja këtë vendim e arsyeton me motive personale, të cilat unë do t’i respektoj. E falënderoj Ministren Reshitaj për bashkëpunimin e deritashëm dhe i uroj çdo të mirë në rrafshin personal dhe professional”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Indeksonline ka raportuar sot për shkarkimin e Reshitajt nga pozita e ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Reshitaj ishte ministre nga partia AKR e Behgjet Pacollit, parti kjo që është në koalicion me PDK-në, AAK-në, Nismën dhe partitë e minoriteteve.

Reshitaj ishte njëra nga dy ministret e vetme të Qeverisë së Kosovës.