75 Mall Live Search
09:59 / E Hënë, 14 Maj 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Komuna bën kërkesë që ndeshja e fundit të luhet në Prishtinë

Ndeshja e fundit e Superligës në mes të Prishtinës dhe Dritës që do të vendos titullin kampion mund të zhvillohet në stadiumin e kryeqytetit.

Komuna e Prishtinës ka bërë kërkesë zyrtare në Ministrinë e Kulturës dhe në FFK që ndeshja të zhvillohet në stadiumin e Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Shpend Ahmeti.

“Edhe zyrtarisht e derguam kërkesen në Ministri e Federatë që loja e fundit Prishtina Drita të luhet në Stadiumin tonë të qytetit në Prishtinë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook. /IndeksOnline/