19:18 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Kryeziu mbetët në Zvicër, ky është klubi i ri

Hekuran Kryeziu është bërë me skuadër të re.

Edhe pse u flit shumë në media se Kryeziu mund t’i bashkohet klubit italian, Lazio, kosovari ka befasuar me klubin e ri.

Ai u largua nga Luzerni për t’iu bashkuar FC Zurich, shkruan IndeksOnline.

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me klubin tjetër nga Zvicra.

Presidenti i klubit Canepa, thuri fjalë të mira për futbollistin e Kosovës.

“Kam ndjekur karrierën e Hekuran Kryeziut. Prandaj jam i lumtur që ai është këtu, dhe sigurisht se do ta përforcoj skuadrën tonë”, ka thënë presidenti i Zurich./IndeksOnline/