11:35 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Largim i madh nga Arsenali në drejtim të Milanit

Ivan Gazidis është larguar nga Arsenali për t’ju bashkuar Milanit.

Shefi ekzekutiv i Arsenalit do ta lë postin e tij më 31 tetor dhe do ta mbajë postin e njejtë te gjiganti italian.

Paga e tij te Milani do të jetë më lartë – 2.6 milionë euro për vit dhe mund të ketë bonuse në rast të arritjeve, transmeton IndeksOnline.

Shefi i relacioneve të futbollit, Raul Sanllehi do ta marrë postin e të parit të futbollit tek Arsenali, derisa Vinai Venkatesham do të emërohet drejtor menaxhues.

Official | Gazidis leaves Arsenal

Roli i shefit ekzekutiv do të mbulohet nga Josh Kroenke, djali i pronarit, Stan, i cili me gjasë do të emërohet në këtë post në baza permanente.

”Ka qenë nder që të punoj me Ivan. Do të na mungojë energjia që ai ka sjellur në klubin tonë në dekadën e fundit”.

”Jemi të bindur se do të bëjmë punë të madhe me Raul dhe Vinai së bashku me trajnerin Unai Emery”, tha Josh./IndeksOnline/