75 Mall Live Search
12:00 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Largohet nga Tottenham, bëhet asistent te Fulhami (Foto)

Legjenda e futbollit anglez, Scott Parker është larguar nga Tottenham Hotspur.

Parker është bërë asistent-trajner te ekipi i Fulham dhe do të jetë njeriu i parë që do t’i qëndroj afër trajnerit, Slavisa Jokanoviq, transmeton IndeksOnline.

37-vjeçari luajti deri në vitin 2017 me klubin e Fulham. Por, së fundmi ishte pjesë e akademisë së Spurs si trajner.

Parker për Fulhamin si lojtar ka zhvilluar afro 150 paraqitje dhe ka shënuar 8 gola.

“Jam shumë i kënaqur që do t’i bashkohem klubit dhe mezi pres të punoj sërish me Slavashën. Unë e falënderoj klubin e Tottenham që ma dha këtë mundësi”, ka thënë Parker.

Kujtojmë që Fulham është rikthyer në Premierligë dhe gjatë sezonit të ri 2018/19 do të bëjë gara aty.

Parker ka luajtur edhe për skuadra si; West Ham, Chelsea, Norwich dhe Newcastle United./IndeksOnline/