20:15 / E Premte, 14 Qershor 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Leonardo drejtori i ri sportiv i PSG-së

Ish drejtori sportiv i Milan, Leonardo është rikthyer në PSG. Rikthimi i tij tashmë është zyrtarë.

“PSG është e lumtur të ju lajmëroj për rikthimin e Leonardo de Araujo si drejtor sportiv, post që e ka mbajtur nga viti 2011 deri me 2013.”, shkroi gjiganti francez.

Leonardo sa ishte drejtor sportiv kishte sjellë në PSG emra të mëdhenj në ekip si Cavani, Ibrahimovic etj.

Po ashtu, Leonardo në të kaluarën ka qenë edhe lojtar i ekipi të PSG-së./Indeksonline/