14:01 / E Hënë, 07 Nëntor 2022 / B O

ZYRTARE: Liverpooli del në shitje

Skuadra e madhe anglëze, Liverpool sapo është nxjerrur në shitje. Kanë qenë pronarët e klubit, Fenëay që kanë njoftuar shitjen e klubit të famshëm evropian.

Pronarët amerikanë kanë ftuar palët e interesuara që të lansojnë ofertat e tyre. Nuk janë dhënë detaje më shumë për arsyet e këtij vendimi.

Pronarët e Fenway kanë qenë mjaft serioz në menaxhimin e skuadrës angleze dhe kanë arritur të fitojnë të gjithë titujt e mundshëm nën administrimin e tyre./Indeksonline/