13:32 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Low nënshkruan kontratë të re me Gjermaninë (Foto)

Kombëtarja e Gjermanisë ia ka vazhduar kontratën trajnerit, Joachim Low.

Low ka nënshkruar kontratë të re, katër vjeçare dhe do të qëndroj me “Die Mannschaft” deri në vitin 2022, shkruan IndeksOnline.

Përveç Low-it, kontratë ka nënshkruar edhe Thomas Schneider, Andreas Kopke, Oliver Bierhoff dhe Marcus Sorg.

Poashtu Low publikoi listën preliminare për Kupën e Botës.

Gjermania në Kampionatin Botëror luan ndaj Meksikës, Suedisë dhe Koresë së Jugut./IndeksOnline/