Zyrtare: Mbrojtësi i Atleticos transferohet te Interi
Sime Vrsaljko tashmë është një futbollist i Interit.
Skuadra Italiane dhe Atletico Madrid kanë arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit kroat.
Mbrojtësi i krahut të djathtë do të jetë në Malpensa (aeroporti i Milanos) në ora 23:00 dhe siç kuptohet klubi zikalter ka arritur të siguroj lojtarin duke paguar një huazim prej 6,5 milionë euro dhe të drejtën e blerjes pas huazimit për 17,5 milionë euro.
Vrsaljko ka zhvilluar 35 ndeshje për Atleticon që nga transferimi në vitin 2016 nga Sassuolo. /IndeksOnline/