09:39 / E Mërkurë, 20 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Mërgim Berisha transferohet në Bundesliga (Foto)

Futbollisti kosovar, Mërgim Berisha është bërë me skuadër të re për sezonin 2018/19.

Berisha është huazuar te klubi i njohur nga Gjermania, FC Magdeburg, shkruan IndeksOnline.

20-vjeçari ka nënshkruar kontratë një vjeçare, pasi te gjermanët është transferuar vetëm në formë huazimi nga Red Bull Salzburg.

Ai në sezonin e kaluar me klubin e FC Liefering zhvilloi 30 ndeshje dhe shënoi 14 gola.

Kujtojmë që klubi i ri i Mërgim Berishës sapo ka siguruar pjesëmarrjen në Bundesliga 2 për sezonin e ri./IndeksOnline/