19:23 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Merret vendimi për Mustafin, pasi festoi me shqiponjë

Shkodran Mustafi nuk do të dënohet nga Federata e Futbollit të Anglisë për festimin e tij pas golit të shënuar ndaj Cardiff Cityt të dielën.

Mbrojtësi e festoi golin e tij në fitoren, 3-2 ndaj Cardiffit duke e bërë shqiponjen për të treguar me krenari origjinën e tij.

Edhe Granit Xhaka ishte kritikuar pasi festoi në të njejtën mënyrë pas golit të shënuar ndaj Serbisë në Botëror, transmeton IndeksOnline.

Të dy, Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ishin dënuar nga FIFA për këtë festim.

Federata angleze, megjithatë, ka vendosur që të mos e dënojë mbrojtësin e Arsenalit./IndeksOnline/