11:20 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Milani bën transferimin e parë

Skuadra e Milanit përmes një komunikate ka bërë të ditur që ka kompletuar transferimin e Simon Kjaerit.

Danezi ishte pjesë e Milanit këtë sezon si i huazuar nga Sevilla, por klubi italian është ndarë i kënaqur me paraqitjet e tij dhe ka vendosur ta blejë, transmeton Indeksonline.

Kjaeri ka nënshkruar një kontratë me Milanin deri në vitin 2022 dhe i ka kushtuar klubit italian 3.5 milionë euro.

Ai ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Milanit këtë sezon./Indeksonline/