11:54 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Milani ia ”rrëmben” njeriun kryesor Arsenalit

Milani, edhe zyrtarisht, e ka emëruar Ivan Gazidis si shef ekzekutiv, duke e cilësuar këtë prurje si ”shenjë e qartë” për ambiciet e klubit.

Gazidis është emëruar nga bordi i Milanit në mëngjesin e së mërkurës gjatë një takimi të aksionerëve në zyret e klubit.

”Ne jemi të lumtur me ardhjen e Gazidis”, thuhet në një njoftim zyrtar, transmeton IndeksOnline.

”Është shenjë e qartë se pronarët e rinjë kanë objektiva të rëndësishme për prespektivën afat-gjate”.

53-vjeçari, i cili arrinë nga Arsenali, ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare e gjysmë me ”Rossonerët”./IndeksOnline/