19:20 / E Enjte, 13 Korrik 2023 / Gj. Sh

Zyrtare: Milani transferon Christian Pulisic

Christian Pulisic është futbollist i ri i Milanit.

Shtatë herë kampioni i Evropës ka njoftuar se futbollisti amerikan ka nënshkruar kontratë katër vjeçare, e vlefshme deri më 30 qershor 2027, me mundësi vazhdimi edhe për një vit, shkruan IndeksOnline.

“AC Milan është i lumtur të njoftojë nënshkrimin e Christian Mate Pulisic nga Chelsea FC. Anësori amerikan ka nënshkruar kontratë me kuqezinjtë deri më 30 qershor 2027 , me opsion për të zgjatur qëndrimin e tij deri më 30 qershor 2028.”, thuhet në njoftim.

Pulisic ishte pjesë e Chelseas që nga janari i vitit 2020, duke zhvilluar 145 ndeshje, ku ka shënuar 26 gola.

Ai ka fituar 1 Champions League, 1 Superkupë Evropiane dhe 1 Kupë të Botës për Klube.

Christian Pulisic ka zgjedhur fanellën me numrin 11./IndeksOnline/