17:40 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Mourinho ”shpërblen” yllin e skuadrës, i ofron kontratë të re

Luke Shaw ka nënshkruar kontratë të re 5-vjeçare në Manchester United në vlerë të 190 mijë funtesh.

Klubi nga Mançesteri ka konfirmuar përmirësimet në kontratën e mbrojtësit anglez, dhe tani kontrata e re e bën atë ndër mbrojtësit më të paguar në Premier League.

Kontrata aktuale e Shaw skadonte në fund të sezonit, 2018/19, por ”Djajtë e Kuq” e kanë parë të arsyeshme që ta zgjasin kontratën e tij, transmeton IndeksOnline.

Vitet e kaluara të Shaw ishin të tmerrshme, të përshkruara me mosmarrëveshjet me Jose Mourinhon si dhe me lëndimet e shpeshta.

Megjithatë, Jose Mourinho tani i beson reprezentuesit anglez dhe ai do të mbetet në ”Old Trafford” në vazhdim.

”Dua që të gjithë ta dinë se unë do të japë gjithçka për skuadrën në vitet e ardhshme”.

”Jam ende i ri dhe kam shumë për të mësuar. Mezi pres ta vazhdoj progresin tim nën urdhrat e Mourinhos”, u shpreh Shaw./IndeksOnline/