22:54 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Shaw pësoi lëndim ”horror” në ndeshjen e sontme, mbeti i shtrirë pa vetëdije

Luke Shaw pësoi një lëndim serioz gjatë ndeshjes ndërmjet Anglisë dhe Spanjës.

Mbrojtësi i Manchester Unitedit u shtri në tokë për disa minuta derisa reagoi stafi mjekësor i ”Tre Luanëve”.

Shaw u largua më pas nga loja në minutën e 53-të duke u zëvendësuar me Danny Rose.

23-vjeçari u rrëzua në një duel me mbrojtësin e Real Madridit, Dani Carvajal, transmeton IndeksOnline.

Shaw u shtri për toke pa ndjenja. Bashkëlojtarët e tij më pas ftuan stafin mjekësor dhe gjithçka shkoi sipas planit.

Mbrojtësi i krahut mbeti për disa minuta i shtrirë në fushë dhe më pas u largua nga fusha.

Pas trajtimit mjekësor, tani kuptohet se ish-anëtari i Southamptonit është në vetëdije të plotë./IndeksOnline/