23:49 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Napoli shkarkon Ancelottin

Carlo Ancelotti nuk do të jetë më trajner i Napolit.

Pas takimit në mes të presidentit De Laurentis dhe teknikut italian është vendosur që të ndahen rrugët.

“Napoli ka vendusr që të revokoj rolin e trajnerit të ekipit të parë nga Carlo Ancelotti. Marrëdhëniet e miqësisë dhe respektit të ndërsjellë midis kompanisë, presidentit të saj Aurelio De Laurentiis dhe Carlo Ancelotti mbeten të paprekura”, thuhet në njoftimin e klubit.

Sipas mediave italiane, Genaro Gattuso pritet të jetë zëvendësuesi i Ancelottit në krye të Napolit.

60 vjeçari mori frenat e skuadrës në verën e vitit 2018, por problemet me lojtarët këtë sezon kanë bërë që të mos ketë sukses, sidomos në Serie A.

Ancelotti arriti sot që të kualifikoj skuadrën në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve. /IndeksOnline/