16:53 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Në këtë kanal të njohur mund ta ndiqni finalen e Ligës së Kampionëve

Transmetuesi “BT Sport” këtë pasdite njoftoi se ata do ta transmetojnë finalen e Ligës së Kampioneve më 26 maj në kanalin e tyre në “You Tube” falas për tifozët në mbarë botën.

Ndeshja në mes të Real Madridit dhe Liverpoolit pritet të ketë një shikueshmëri të madhë në mbarë botën, shkruan indeksonline.

Shfaqja në Kiev pas dy javësh do të jetë një spektakël absolut, me të dyja palët të njohura për markën e tyre të futbollit.

Dhe, siç u përmend më lart, BT Sport, i cili mban të drejtat e transmetimit në Ligën e Kampionëve në Britani të Madhe dhe Irlandë, do të bëjë “dhuratë” për tifozët në botë, mirësjellje e një transmetimi të drejtpërdrejtë 4K në Youtube. /IndeksOnline/

 

Mënyrat për të parë finalen e UEFA Champions League dhe UEFA Europa League final:

BT.com – BTsport.com/final

Aplikacioni BT Sport – Shkarko nga dyqani i aplikacioneve

YouTube – youtube.com/btsport